Pacolli: Familja e Liridonës sot kaloi një tjetër dhimbje, s’munda të shkoj në rivarrim, ndodhem në Kinë

PUBLIKUAR

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt për shkak se ndodhet në vizitë jashtë në Kinë.

Por ai ka shprehur sërish ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.

Përndyrshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar bono, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij.

”Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...