Kryetari i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli, në një shkrim në facebook ka thënë se tash është koha për ti dhënë fund nepotizmit.
“Është koha t’i themi mjaft nepotizmit dhe t’i japim përparësinë dijës dhe talentit.Jemi stërlodhur duke parë të tjerët në pozitat që nuk i meritojnë dhe që nga paaftësia e tyre po ia ndalin frymën qytetit të Lipjanit. Një fjalë e urtë thotë: “Më mirë t’i meritojmë nderët e mos t’i kemi ato, se sa t’i kemi ato e të mos i meritojmë”. Prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo situatë që është krijuar nga lakmia personale po na dëmton përgjithësisht”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij ndër ndryshimet që do të sjellim është edhe zhdukja e kësaj dukurie me qellim që t’u jepet përparësi dhe drejtësi atyre që e meritojnë.
“Nuk thuhet kot që njeriu është si fjala nëse nuk vendoset në vendin e duhur e humbë kuptimin, prandaj unë do të mundohem me gjithë shpirt dhe forcë që të gjithë ju të merreni atë që meritoni.
Unë si Kryetar i AKR-së në Lipjan, jam duke punuar në këtë drejtim që kjo dukuri negative të mbetet problem i së kaluarës dhe të mos preokupohemi me të në të tashmen dhe në të ardhmen”, përfundon Pacolli /LipjaniNews.com/


