Pacolli: Është denigruese dhe mungesë e etikës profesionale nga ana juaj Z. Retkoceri, sepse nuk fitohet përkrahje duke përulur dhe duke u munduar të përhapesh thashetheme për mua

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli përmes facebook-ut ka reaguar ndaj Selatin Retkocerit, kandidat i Vetëvendosjes në Lipjan, ku sipas Pacollit Retkoceri ka apostrofuar emrin e tij kinse është ofruar hektar tokë nga ana e kryetarit Ahmeti.

“Sepse nuk ke asgjë konkrete të i ofrosh qytetarëve përveç fjalë kafenesh dhe rrugësh.
Si qytetarë i thjesht I Lipjanit kam një lutje për ty dhe gjithë kandidatët tjerë se unë dua të dëgjoj plan programin tuaj dhe formën se si zgjidhen gjërat nëse nuk qenkan zgjidhur mirë, por edhe kjo mungon, sepse për ty veqanerisht z. Retkoceri nuk është poenta të fitosh përkrahje për meritat, ofertën dhe programin që ke për qytetarët, por për fjalë të kota duke atakuar persona pa kurrfarë baze dhe asnjëherë duke ofruar profesionalizem”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje miq,

Sapo pash në një emision televiziv në RTK, se z. Selatin Retkoceri apostrofoi emrin tim në një premtim kinse më është ofruar hektar tokë nga ana e kryetarit Ahmeti për mbështetje ndaj tij.
Për mua është denigruese dhe mungesë e etikës profesionale nga ana juaj Z. Retkoceri, sepse nuk fitohet përkrahje duke përulur dhe duke u munduar të përhapesh thashetheme për mua dhe për njerëz të tjerë që nuk shohin alternativë më ty, kam vënë re se kjo praktikë e jotja po vazhdon që nga fillimi I fushatës, a din pse?!

Sepse nuk ke asgjë konkrete të i ofrosh qytetarëve përveç fjalë kafenesh dhe rrugësh.
Si qytetarë i thjesht I Lipjanit kam një lutje për ty dhe gjithë kandidatët tjerë se unë dua të dëgjoj plan programin tuaj dhe formën se si zgjidhen gjërat nëse nuk qenkan zgjidhur mirë, por edhe kjo mungon, sepse për ty veqanerisht z. Retkoceri nuk është poenta të fitosh përkrahje për meritat, ofertën dhe programin që ke për qytetarët, por për fjalë të kota duke atakuar persona pa kurrfarë baze dhe asnjëherë duke ofruar profesionalizem.

Sa I përket çështjes time lidhur me atë se qka u cek në debat, dua të të them ty dhe gjithë të tjerëve që kanë mendimin tënd se unë nuk blihem me para e as me hektarë tokë sepse çdo gjë që unë kam e kam nga djersa dhe puna hallall duke mos qenë asnjëherë lakmitar.

Mbështetja ime vije pikërisht se Z. Imri Ahmeti ka kundërkandidat si puna juaj qe nuk ofrojnë asgjë pos thashethemeve.
Duhet ta kesh të qartë se populli nuk është aq I paditur e naiv për t’u besuar aq lehtë thashethemeve.

Dhe se fundi kam një pyetje për ty si kandidatë potencial për kryetar që tu sqarohesh qytetarëve:

Çfarë më ke premtuar ti si individ që të jem përkrahës I juaji në këtë fushatë zgjedhore?!

P.S. Nëse do isha lakmitar që shitem për hektar tokë dhe poste jua garantoj se me ty do të më leverdiste më së miri.

Sinqerisht,
Sabit Pacolli

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...