LDK-së dega në Lipjan, nga sot ju bashkuan Valon Paoclli dhe Besart Troshupa.
“Nga sot pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Lipjan ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, profesionist të lëmive të tyre, Besart Troshupa dhe Valon Pacolli.
Ata shprehën vullnetin për të i’u bashkuar LDK-së, për arsye të një qeverisje të suksesshme që ka bërë kryetari Imri Ahmeti”, njoftoi LDK.
Gatishmëria e gjeneratës se re për të marrë përgjegjësi të reja në kuadër të LDK-së është e mirëpritur nga Kryetari Ahmeti dhe Kryesia e LDK-së.
Të dy anëtarët e rinj u shprehën mirënjohës për mirëpritjen dhe mundësinë që po ju krijohet për kontribute dhe angazhime politike në kuader të Degës. Ne ndihemi mirë në ekipin e fitorës, në ekipin e gjeneratës së re profesioniste që po merr përgjegjësi të reja në LDK, thuhet në njoftim.
/LipjaniNews/


