Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk do të dëshironte as ta besonte se ka njeri në Kosovë që arsyeshëm mund të heqë apo shtojë ndonjë presje për atë çka ambasadori amerikan, Greg Delawie kishte thënë dje.
Sipas Pacollit, Delawie, tha ekzakt atë që çdo njeri i arsyeshëm do ta thoshte.
“Ambasadori nuk kurseu askënd pa marrë parasysh partitë politike dhe ngriti zërin për ata që e dëmtojnë Kosovën, dhe zhvillimin e jetës demokratike në Kosovë, ashtu siç do të duhej të ishte qëndrimi i secilit që e do Kosovën. Çdokush që i kundërshtohet kësaj deklarate, në një apo tjetër mënyrë, nuk e do Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/


