Pacientët u blejnë mantele mjekëve në QKUK (Dokument)

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të bëjë furnizim të qëndrueshëm të spitaleve me gjërat më elementare.

Gazeta “Zëri” ka zbuluar një e-mail të dërguar nga QKUK-ja në drejtim të Ministrisë, në të cilin alarmohet se pacientët po blejnë mantele sterilë për doktorët që kryejnë operacionet

Ishte mbështetur skaj shkallëve tek dyert e sallës së operacionit në Klinikën e Kirurgjisë. Fidan Maliqi sapo ishte kthyer nga jashtë dhe merrte frymë thellë tek mundohej të pushojë afër sallës operative të Klinikës së Kirurgjisë.

Ai me vrap ishte ngjitur shkallëve për të sjellë disa mantele sterilë për mjekët që do të futeshin në operacion, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndryshe, intervenimi kirurgjik i planifikuar nuk mund t’i kryhej dajës së tij, pasi mjekët nuk kishin mantele sterilë pa të cilët nuk do të mundnin të futeshin në sallë të operacionit.

“Mantelet ua kam blerë mjekëve që e futën dajën në sallë të operacionit. Meqë familjarët e tij të ngushtë nuk jetojnë në Prishtinë erdha unë këtu të qëndroj afër, sepse ma mori mendja se mund të ketë nevojë për të blerë ndonjë gjë. Dhe sapo atë e futën në sallën e operacionit, më thanë me dalë për të blerë mantele sterilë për mjekët sepse nuk kishte”, ka thënë Maliqi për “Zërin”.

Ndryshe ai tregon se në mungesë të këtyre manteleve operatorët nuk do të mundnin të futeshin në sallë për të kryer intervenimin.

“Ky ka pritur tash e sa kohë për të kryer intervenimin kirurgjik dhe po të mos qëlloja këtu do të shtyhej operacioni”, ka thënë Maliqi. /zëri.info/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...