Pa demarkacionin s’ka viza

PUBLIKUAR

Komisionari Johanes Hahn ua ka bërë të qartë liderëve kosovarë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave me BE-në.

Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua kategorikisht nga liderët e opozitës.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka arritur t’i bëjë bashkë të martën liderët e pozitës dhe të opozitës në Kosovë. Me ftesë të Hahn-it për herë të parë u ulën në një tavolinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga lëvizja  “Vetëvendosje”, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”.

Komisioneri i BE-së mblodhi liderët e partive politike për t’ua bërë të qartë se duhet të ketë një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Madje, për këtë të fundit Hahn ua bëri të qartë se pa ratifikimin e saj nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, liderët opozitarë nuk kanë pranuar asnjë zgjidhje, por kanë kërkuan zhbërjen e këtyre marrëveshjeve.

Në këtë takim, siç mëson gazeta “Zëri” nga burimet e veta, kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua nga liderët e opozitës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...