Ozili i ri i Kosovës

PUBLIKUAR

FOTO

‘Bahçja’ e talentëve, klubi i Flamurtarit, ndër vite ka nxjerrë futbollistë për futbollin e Kosovës dhe më gjerë. Një lojtar me shumë potencial po zhvillohet në këtë shkollë të futbollit. Është ky 16-vjeçari Djellon Dragusha, i cili po mahnit me talnetin e tij. Mesfushori-sulmues e ka nisur karrierën në moshën 9-vjeçare.

“Si fëmijë më ka pëlqyer loja magjike e futbollit. Xhaxhai im është ish-futbollisti i mirënjohur Muhamet Dragusha, i cili më ka përkrahur pa masë si dhe e gjithë familja dhe për këtë fakt u jam shumë falënderues”, ka thënë për ‘Sport Plus’, Djellon Dragusha.

2

Në moshën 10-vjeçare, Djelloni e fitoi çmimin si lojtari i tretë më i mirë në Regjionin e Prishtinës kurse në këtë vit e fitoi edhe titullin e Kosovës me Flamurtarin. Ai është ftuar edhe nga grupmoshat e reja të Kombëtares së Shqipërisë teksa rregullisht ftohet edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës (U-17).

“Për të arriturat e mia dua t’i falënderojë trajnerët e Flamurtarit në veçanti Artan Bytyqin”, përfundoi Djellon Dragusha. I riu prishtinas bën ushtrime individuale edhe te qendra sportive ‘Soccer Center Zidane’, e cila drejtohet nga Muhamet Dragusha. Ky i fundit e shënoi golin e fitores për Flamurtarin në ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut, e cila i takoi ‘play-offit’ për grupmosha të reja në nivel nacional

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...