Ozil në Barcelonë? Reagon Wenger

PUBLIKUAR

Wenger është i lumtur me Ozilin dhe nuk po mendon për largimin e mundshëm të turku-gjermanit.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk dëshiron të flasë për spekulimet që e lidhin Mesut Ozilin me gjigantin e La Ligas, Barcelonën.

Ai thotë se askush nuk e di çfarë ndodh kur një lojtar arrin në fundin e kontratës dhe se është i shqetësuar vetëm për paraqitjen e ekipit.

“Çfarë kontrolli mund të kem unë për spekulime? Këta njerëz kanë agjentë të cilët flasin me çdo kënd”, tha Wenger.

“Nuk jam i brengosur për spekulimet, kjo ndodh pothuajse gjatë gjithë karrierës, më shumë jam i brengosur për paraqitjen e ekipit në sfidën e radhës”, shtoi ai.

“E vërteta është se ne po luajmë mirë dhe kjo falë paraqitjeve të Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez dhe përderisa këtë e bëjnë, nuk mendoj për diçka tjetër”.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë kur një lojtar arrin në fundin e kontratës. Shqetësimi ynë është paraqitja të dielën”, theksoi mes tjerash trajneri I Arsenalit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...