Ozil është xhiruar nga kamera duke i sharë mbrojtësit e Norwichit (Video)

PUBLIKUAR

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, nuk është i njohur si tip agresiv, mirëpo duket se dikush e ka nevrikosur shumë.

Gjatë hyrjes në tunel pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Norwich Cityt, ai është kapur nga kamera duke i sharë mbrojtësit e asaj skuadre.

Është fjala për ndeshjen e zhvilluar në muajin nëntor, transmeton Telegrafi.

Në atë ndeshje, gjermani shënoi gol pas gjysmë ore lojë, ndërsa Lewis Grabban barazoi në minutën e 43-të dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra identike.

Edhe pas pauzës, Arsenali nuk arriti të shënojë gol tjetër dhe u desh të pajtohej me barazimin. /Telegrafi/

 

Fotografia: Getty Images

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...