Oxlade-Chamberlain: Synojmë edhe më shumë trofe

PUBLIKUAR

Alex Oxlade-Chamberlain thotë se Liverpooli e ka synim të fitojë edhe shumë trofe të tjera gjatë sezoneve të ardhshme, pas triumfit të fundit historik në garën për trofeun e Premierligës.

Lojtarët e Liverpoolit e kanë shijuar një ecuri mbresëlënëse të sukseseve pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke i fituar edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe, së fundi, Premierligën, transmeton Gazeta Express.

Tani, skuadra e Liverpoolit do të përballet me sfidën për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm dhe Chamberlain thekson se lojtarët janë të përqendruar ta arrijnë këtë kërkesë.

“Ky do të jetë një sezon i paharrueshëm thjesht për shkak të asaj se sa i çuditshëm ka qenë dhe për shkak të atij pushimit të detyruar që e patëm në mes. Natyrisht edhe për shkak të asaj që e kemi arritur, ta fitojmë ligën për herë të parë në 30 vjet”, ka thënë Chamberlain.

“Ne të gjithë kemi biseduar me njëri-tjetrin për atë se sa e mrekullueshme është kjo dhe ne duam ta shijojmë këtë moment. Por, në të njëjtën kohë, ne po mendojmë edhe për të ardhmen. Pse të mos fitojmë edhe më shumë e edhe më shumë? Në këtë jemi të përqendruar tani”

“Përderisa jemi këtu dhe po luajmë ende dhe përderisa e kemi përgjegjësinë të luajmë për këtë klub, atëherë ne vetëm mendojmë se çfarë mund të fitojmë tani. Nëse ne e kemi këtë mendësi çdo vit, ne i japim vetes më shumë shpresa dhe gjasa që në të ardhmen t’i kujtojmë me dashuri shumë sezone dhe shumë trofe”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...