OVL-UÇK fton qytetarët t’i bashkëngjiten protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale

PUBLIKUAR

Faton Klinaku, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në një protestë që synon të shprehë pakënaqësinë ndaj vizitës së Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se protesta do të mbahet më 29 nëntor 2023, ora 14:00, pranë hotel “Sirius” në Prishtinë.

Klinaku ka treguar se ai dhe disa kolegë të tij u është refuzuar vizita në Hagë me justifikimin se termat ishin të zëna, një arsyetim që ai e vë në dyshim.

Ai ka shtuar se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Trendafilova, nuk është marrë me këto çështje që ai i cilëson si “shkelje flagrante”.

Së fundi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar masa të ashpra kundër të akuzuarve të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – duke përfshirë pezullimin e vizitave dhe ndalimin e komunikimeve të tjera brenda Qendrës së Paraburgimit.

Kjo vjen pas zbulimit të shkeljeve të urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve për të penguar procesin dhe ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.

Prokuroria Speciale po gjithashtu kërkon që kontaktet jo të privilegjuara të kufizohen në një grup të caktuar të afërmve dhe zyrtarëve konsullorë, me këto kontakte që duhet të marrin aprovimin e Gjykatës së Specializuar përpara se të ndodhin.

Ndërveprimet e tjera jo të privilegjuara duhet të monitorohen me kujdes nga një folës i gjuhës shqipe dhe të ruhen të dhënat deri në përfundimin e gjykimit.

Prokuroria po ashtu kërkon që të akuzuarit të ndahen nga të burgosurit e tjerë në pritje të një vendimi përfundimtar nga paneli gjyqësor.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...