OVL e UÇK’së: Nuk luftuam që të shohim xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ashpër në lidhje me pamjet që janë publikuar , për hyrjen në territor të Kosovës, të xhandarmërisë serbe.

Gucati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është turp që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot.

Ai shton se “veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë”.

“Është një turp i madh që institucionet e Rebulikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, shkruan ai.

Ndryshe, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.

Kurse, ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka publikuar pamje të reja ku shihen xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas publikimit të pamjeve të xhandarmërisë serbe, ku janë parë në dy vende duke hyrë në zonën kufitare në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...