OVL e UÇK-së thotë se Komuna e Pejës sulmoi vlerat e luftës

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj disa veprimeve të të institucioneve komunale të Pejës.

OVL e UÇK-së në Pejë, nëpërmjet një komunikate, thotë se megjithëse 5 maji si ditë e Dëshmorëve është e miratuar si datë zyrtare edhe nga Kuvendi Komunal Pejë, ky është viti i katërt që kjo qeveri komunale nuk e shënon.

“Këtë vit, 5 Maji u shënua në mënyrë madhështore nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, pa mbështetjen e komunës. Ndërkohë, institucionet komunale të Pejës, bën homazhe selektive dhe jashtë orarit zyrtar, vetëm tek një përmendore, duke theksuar edhe më tepër mosrespektin që kanë për Dëshmorët e Kombit. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, konstaton se këto janë veprime tendencioze, sulm ndaj vlerave të luftës, vlera të cilat nuk kanë rëndësi për mbetjet jugosllave që sot udhëheqin me Komunën e Pejës. Ne jemi të bindur, se në Pejë asnjëherë nuk do të vjen në shprehje sundimi i atyre që nuk e dijne vlerën e lirisë dhe atyre që u flijuan për këtë liri”, thuhet në komunikatë.

Veteranët e Pejës thonë se dëshmorët e Kombit janë ata që gjithmonë duhet të na bashkojnë, e monstrumët e llojit të komunarëve aktual të Pejës nuk do të arrijnë asnjëherë të përçajnë as familjet e dëshmorëve dhe as popullin në përgjithësi.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...