OVL e UÇK reagon ndaj Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica I”

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica I”.

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka ritheksuar se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoj këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore.

I bëjmë thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit”, thuhet në reagim.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...