Osmani, Veselit: Shoqëria civile të trajtohet si bashkëpunues e jo si kundërshtar

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave të kryeparlamentarit Kadri Veseli në drejtim të shoqërisë civile, ku edhe ironizoi me analistin Driton Selmanaj, duke pyetur se mos vallë është anëtarësuar në ndonjë parti politike.

Osmani ka thënë se shoqëria civile duhet të trajtohet si bashkëpunues, e jo si kundërshtar nga ana e deputetëve.

Ja postimi i plotë i Osmanit:

Deklaratat e tilla vetëm rrënojnë mundësinë e bashkëpunimit të sinqertë e produktiv në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile.

Në një shtet demokratik, shoqëria civile përfaqëson qëndrimet e qytetarëve njëjtë sikur përfaqësuesit politik, sepse nëpërmjet analizave, debateve, tryezave e sondazheve, kanë mundësi të marrin mendimet e qytetarëve rreth proceseve politike e shoqërore.

Në vend të presioneve, atyre duhet t’u jepet mbështetje për punë në të mirë të vendit. Ata nuk kanë nevojë të flasin me ne vetëm në skuta të fshehta e prapa dyerve të mbyllura nëpër zyrë. Përkundrazi, kanë të drejtë, njësoj sikur ne, që nëpërmjet medieve të shprehin qëndrimet e tyre. Shoqërinë civile duhet ta trajtojmë si partner, e jo si rival. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...