Osmani udhëton në ShBA, do ta përfaqësoj të hënën Kosovën në Këshillin e Sigurimit

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që do të mbahet të hënën, shkruan Gazeta Express.

Lajmi është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentes.

Në seancën e KSKB-së, sipas njoftimit,  Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa ng përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...