Osmani: Trepça është harruar, duam fitore ndaj Dritës

PUBLIKUAR

Besa ka zhvilluar një lojë jo të mirë në Mitrovicë përballë Trepçës ku barazuan me rezultat 1:1.

E ky barazim nuk e kënaqi fare trajnerin Gani Sejdiu i cili i kritikoi futbollistët e tij pas ndeshjes.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë në Kosovë, Përparim Osmani ka folur për Telegrafin për ndeshjen e radhës të Besës.

Pejanët do ta presin Dritën, ndërsa Osmani është i bindur se do të rikthehen tek fitoret.

“Ndeshja ndaj Trepçës është harruar dhe i gjithë fokusi është tek përballja me Dritën”.

“Përveç fitores çdo rezultat tjetër do të jetë i disfavorshëm për ne”, tha Osmani për Telegrafin.

Tutje mbrojtësi i djathtë ka lavdëruar kundërshtarët e tij por beson se tri pikët do të mbesin në Pejë.

“E respektojmë Dritën pasi ka një mbrojtje shumë cilësore, mirëpo ne jo vetëm kundër Dritës por ndaj të gjitha skuadrave kërkojmë maksimumin e pikëve”, përfundoi Osmani.

Pas pesë javëve në elitë, Besa ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë të tubuara, duke shënuar dy fitore dhe ka barazuar në tri takime tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...