Ajo tha se aktualisht nuk ka vend në BE që deklarohet kundër liberalizimit të vizave.
“Ne jemi vend në Ballkanin Perëndimor që jemi plotësisht në përputhje me aspiratat e BE-së. Është koha që sa më shumë BE të ketë në Ballkanin Perëndimor aq më shumë paqe e siguri do të ketë paqe e siguri do të ketë në rajonin tonë e pastaj edhe në të gjithë kontinentin evropian”.
“Gjashtë pikat e deklaratës që është miratuar njëzëri sot, përfshinë edhe liberalizimin e vizave për Kosovë, siç e dini Kosova mbetët i vetmi vend në rajonin tonë që nuk e ka këtë liberalizim dhe nuk pati askush në këtë takim që e refuzojë këtë, përkundrazi, por duhet kuptuar që jo të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor marrin pjesë në takimet ku merren këto vendime, kushqë ky përfundimisht do të jetë përfundim për Këshillin e Bashkimit Evropian që do të mbahet së shpejti në Republikën Çeke që është vendi që mbanë presidencën e KE-së. Nuk ka vend në BE aktualisht që na thotë se janë kundër liberalizimit të vizave”, u shpreh ajo.
Tutje, presidentja u shpreh se në Brdo-Brion të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor folën njëzëri për liberalizimin e vizave për Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
“Është me rëndësi që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kroacinë dhe Slloveninë si anëtare të BE-së në procesin e Brdo-Brionit flasin me një zë kur përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën”
“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri. Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, deklaroi Osmani para mediave, duke shtuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh ajo.


