Osmani takon ambasadorin francez, zotohet për bashkëpunim me aleatët për fuqizimin e Kosovës

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se duhet të zbatohet në plotni marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.

Në këtë takim Osmani dhe Guerot kanë diskutuar për bashkërëndimin me parnerët rreth qëllimit të përbashkët për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes aleatëve për të arritur fuqizmin ndërkombëtar të Kosovës.

Osmani vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...