Osmani takohet me presidentin e Letonisë, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Në vazhdim të takimeve me liderë shtetërorë dhe të organizatave ndërkombëtare, në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, Egils Levits.

Presidenca, përmes një komunikate për media, thotë se ndër të tjera, në këtë takim mes dy presidentëve u diskutua edhe për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës, dhe mënyrat se si Letonia mund ta përkrahë shtetin tonë në këtë drejtim.

Nga Letonia u kërkua përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave, përmes diskutimeve me shtetet anëtare, të cilat mund të kenë hezitime për këtë proces.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për përkrahjen e vazhdueshme që Letonia ka ofruar për Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me situatën aktuale në Ukrainë, dhe ndikimin e saj në shtetet baltike dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka theksuar se Rusia në vazhdimësi ka synuar dhe synon edhe destabilizimin e Ballkanit.

Presidentja Osmani tha se shtetet baltike shërbejnë si një shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se Republika e Kosovës do të vazhdoj ndërmarrjen e hapave konkret për ta avancuar statusin e vet në integrimin e mëtejshëm në strukturat euro-atlantike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...