Osmani: S’mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa e ditur ku janë të pagjeturit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar të pagjeturit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Më këtë rast, Osmani është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, teksa nuk dihet për fatin e të pagjeturve, të cilët thotë se Serbia i mori dhunshëm

Më tej, kryekuvendarja shton se marrëveshja duket e pamundshme dhe anakronike pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

“Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...