Osmani: Serbia s’është e interesuar për përmbyllje të dialogut – politika e Vuçiqit si ajo e Millosheviqit

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në adresimin e saj në kuvend, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ishte tregues i qartë se Serbia dhe nomenklatura aktuale politike e saj nuk është e interesuar as për paqe, as për fqinjësi të mirë e as për përmbyllje të procesit të dialogut.

E para e shtetit të Kosovës tha se politika e sotme e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është politika e djeshme e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Fatkeqësisht, politika e sotme e Vuçiqit është politika e djeshme e Millosheviqit. Prandaj, ambiciet hegjemoniste nuk kanë marrë fund. Banjska ishte vetëm një paralajmërim, e Serbia nuk do të heq dorë nga planet e saj të errëta”.

“Në esencë, Serbia me veprime të tilla, po e godet gjithë Evropën, sepse po punon për interesa të faktorëve malinjë që kanë për qëllim ta godasin BE-në e NATO-n përmes destabilizimit të Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Osmani tutje tha se pavarësisht nga synimet e Serbisë, Kosova do të jetë këtu siç ka qenë më 24 shtator “dhe siç do të jemi çdo ditë e përgjithmonë për t’u bërë gardianë të Republikës sonte”.

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...