Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cilëson si absurd dekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit.

Kjo për faktin se, sipas saj, procesi po kontestohet në gjykatat e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar edhe në takimin e fundit, por edhe me shkrim. Është absurde të pritet që të dekretohet një proces i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës”.

“Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji e unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se Blerim Isufaj ishte personi me më së shumti pikë në listë për t’u bërë kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

Aktualisht, Blerim Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...