Osmani publikon foto me Biden: Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në margjina të këtyre punimeve Osmani është takuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në foton e përbashkët me Biden.

Në këtë foto pjesëmarrës jënë edhe bashkëshorti i Presidetes dhe zonja e parë e Shteteve te Bashkyuara të Amerikës.

Ndryshe, Osmani në margjina të kësaj vizite është takuar edhe homologë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Takimi i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të liderëve botërorë mblidhet nën hijen e luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar një krizë globale ushqimore dhe ka hapur çarje midis fuqive të mëdha në një mënyrë të paparë që nga koha e Luftës së Ftohtë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...