Osmani pret në takim përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, flasin për formimin e institucioneve

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe dinamika e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Osmani dhe Prattipati trajtuan gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët.

Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...