Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl.
Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës përgjatë fazave të ndryshme të historisë.
Ajo ka përmendur edhe angazhimin për partneritet më të fuqishëm me Austrinë, si një ndër aleatët përkrahëse në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, thuhet në deklaratën për media të Presidencës.
“U diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa Presidentja Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri ta destabilizojë jo vetëm Kosovën. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët”, bëhet e ditur në komuniatë, shkruan Klankosova.tv.


