Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë, Elita Kuzma

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma,

Po ashtu Osmani ka uruar Kuzman për detyrën e re të saj, përcjell Klankosova.tv.

Në takim me ambasadoren Kuzma, Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë  të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, poashtu edhe teknologji informative e digjitalizim. Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO”, thuhet në komunikatën e presidencës.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...