Është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të mandatit presidencial, ku Vjosa Osmani i ka dorëzuar detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e e cila ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes.
“Mirë se erdhe kryetare”, iu drejtua Osmani, Haxhiut, para se të hynin në Zyrën e presidentes.
Ceremonia u zhvillua në orën 16:00, në një organizim solemn, ku u shënua tranzicioni institucional i udhëheqjes së shtetit.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente në vitin 2021 me 71 vota në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës./IndeksOnline/


