Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

PUBLIKUAR

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në treg.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë më 3 prill 2026 dhe ka hyrë në fuqi sot, më 4 prill.

Bazuar në të dhënat aktuale, janë përcaktuar edhe çmimet maksimale të lejuara:

  • Nafta, e importuar me 1.77 euro për litër, mund të shitet deri në 1.91 euro për litër.
  • Benzina, e importuar me 1.30 euro për litër, mund të shitet deri në 1.44 euro për litër.

Vendimi përcakton gjithashtu marzhat maksimale tregtare:

  • Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër
  • Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër

Ministrja ka bërë të ditur se do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për çdo shkelje, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...