Osmani pas vërshimeve: Prioritet është shpëtimi i jetës së qytetarëve

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po viziton të premten komunat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut.

Pas Klinës, ajo ka vizituar edhe Skenderajn, nga ku ka thënë se prioritet është shpëtimi i jetës së qytetarëve.

“Me kryetarin e komunës i vizituam zonat e prekura nga këto vërshime, do të jemi edhe në Mitrovicë. Që nga mbrëmë jemi vazhdimisht në kontakt me institucionet relevante. Prioritet mbi prioritetet ka qenë shpëtimi i jetëve dhe tani do të punojmë me komunat që të sanohet dëmi që është shkaktuar”, është shprehur Osmani.

Osmani tutje ka thënë se siç dëgjoi në Klinë dhe Skenderaj, këto janë vërshime që nuk janë parë më herët.

“Natyrisht dëmi është i madh, por do t’i bashkojmë forcat dhe do t’ia dalim mbanë”, ka deklaruar presidentja në Info Magazine të Klan Kosova.

“Jemi në komunikim me FSK-në, përfshirë gjatë ditës, dhe siç e dini, FSK ka njësitet më të specializuara për kërkim-shpëtim. Prioritet është shpëtimi i jetëve qytetare, kudo dhe kurdo që ka nevojë, ushtria të jetë at”, ka shtuar ajo.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...