Osmani pas takimit me ambasadorin gjerman: Do ta heqim tarifën ndaj Serbisë, kur ata ta ndërpresin fushatën e çnjohjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...
Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Osmani tha se me ambasadorin gjerman kanë folur për bashkëpunimin në të gjitha fushat, e në veçanti ndërmjet dy parlamenteve.

Kryeparlamentarja gjithashtu njoftoi se ka falënderuar Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe se pas konstituimit të institucioneve, tani do të mësojmë edhe më shumë nga demokracia gjermane.

Por, Osmani u pyet nga gazetarët edhe për tarifën e vendosur nga ish-qeveria Haradinaj, ndërsa ajo tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit, përcjellë IndeksOnline.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantu nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet  me masat e reciprocitetit.

Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik.

Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpres fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut.

Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces”./Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...