Osmani ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, shkruan Gazeta Express.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentes thuhet se Rugova ka dhënë kontribut për shumë procese të rëndësishme në vend.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e Osmanit

Presidentja Osmani, ka thënë se Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z.Haki Rugova!”, përfundon telegram i presidentes Osmani

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...