Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

PUBLIKUAR

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë.

Në këtë fshat sot po inaugurohet një muze për këtë masakër, si “dëshmi e vendosmërisë sonë kolektive për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare me çdo kusht, për ta mbrojtur dinjitetin tonë e për ta mbrojtur shtetin tonë”. Kështu tha presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore, raporton Gazeta Express.

“Sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive, për njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës së vitit ’99. Muzeu i mizorive është një testament i njërit ndër kapitujve më të errët të historisë sonë nga lufta e fundit. Ky muze është në funksion të formësimit të kujtesës sonë kolektive, nderimit të viktimave, e mbi të gjitha, në funksion të thirrjes sonë të përbashkët për drejtësi, e cila ende mungon”, tha Osmani.

Presidentja tha se “brenda këtij muzeu ruhen historitë e secilit nga viktimat, jo vetëm për brezin tonë, por për të gjithë brezat që vijnë pas nesh”.

“Zërat e viktimave akoma kumbojnë. Kërkojnë njohjen e vuajtjeve, nderimin dhe kujtimin. Me këtë muze ne po e bëjmë këtë, jo vetëm në përvjetor, por në secilën ditë”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit. Në...

Kërcënohet mjeku dhe infermieri në Podujevë

Një mjek dhe një infermier kanë raportuar në polici se janë kërcënuar përmes telefonit,...

Nafta më lirë sot në Kosovë, benzina dhe gazi mbeten njëjtë

Çmimet e derivateve sot kanë pësuar një rënie të lehtë të çmimeve. Nafta sot është...