Osmani: Në KP të LDK-së nuk iu dha fjala zërave kundërshtues (Video)

PUBLIKUAR

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, tha se nuk i është dhënë fjala sot në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, Demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.

Ndërsa sa i përket çështjes së demarkacionit ajo tha se kishte diskutime pro dhe kundër, dhe se sipas saj mandati i deputetit mbrohet me kushtetutë dhe nuk ka asnjë organ as partiak e as tjetër që mundet me iu imponu deputetëve të votojnë ndryshe. E pyetur rreth arsyeve pse asaj dhe disa anëtarëve të tjerë nuk u është dhënë fjala, ajo tha se si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet.

 

Po ashtu Osmani tha se edhe pse kishte një numër të anëtarëve të LDK-së që e kërkuan fjalën, nuk  iu dha fjala, sepse diskutimet u ndërprenë në gjysmë nga anëtarët e Këshillit të përgjithshëm./Zeri/.

Kjo është deklarata e plotë:

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...