Osmani në diplomimin e kadetëve të Policisë: Distinktivi që mbani përfaqëson shpresat e qytetarëve

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

Osmani në fjalën e saj iu drejtua policëve të rinj duke thënë se distinktivi që mbajnë, përfaqëson shpresat dhe aspiratat e qytetarëve të vendit.

“Në këto momente, kur ju do të bëni betimin e shenjt, për të realizuar detyrat e përcaktuara me kushtetutën e Kosovës, dhe do t’i bashkoheni kolegëve tuaj për të realizuar me vendosmëri, përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në tërë territorin e Kosovës”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani tha se është e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinjë, në mesin e tyre janë 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra.

“Jam e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, kemi 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra që rikonfirmon tashmë besimin e madh të qytetarëve tanë edhe nga radhët e komuniteteve në policinë tonë dhe vendosmërinë e grave dhe vajzave tona, për të shërbyer e kontribuar në misionin e sigurisë e lirisë”.

“Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...