Osmani: Me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do forcohet

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maltë, është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet.

“Një takim i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo. E falënderova atë për qëndrimin e vazhdueshëm për Kosovën dhe mbështetjen e përpjekjeve tona për integrimin në BE. Jam e sigurt se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet”, ka shkruar presidentja, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...