Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është rikthyer në Slloveni për ngjarjen Brdo-Brijuni, që lidhet me temën e Ballkanit Perëndimor.
“Pres me padurim të diskutojmë masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe riafirmimin e përkushtimit të vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani.
Përndryshe, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë.
Ai ka kërkuar vazhdimin e dialogut, por në Kosovë e përmendi edhe ratifikimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /Express


