Osmani: Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje

PUBLIKUAR

c2768aef3af4d66d82a1fcd4254d31c9_L

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëra nga hartueset e Kushtetutës, Vjosa Osmani, ka thënë se problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk mund ta qojë vendin edhe në një palë zgjedhje.

“Kushtetutat parasheh katër rrethana kur vendi shkon në zgjedhje dhe, moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nuk është njëra prej tyre. Pra, në këtë rast, edhe në qoftë se kthehet procedura në zero, thjesht përsëritet procedura e Kuvendit. Nuk do të ketë zgjedhje, por përsëritje të procedurës”, tha Osmani për IndeksOnline.

Osmani mendon se edhe nëse vendoset nga Gjykata Kushtetuese që të përsëritet seanca konstituive, atëherë prapë koalicioni LDK-AAK-Nisma janë të vetmit që i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin.

Sipas saj, vetëm PDK bëri shkelje në seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik, ndërsa lidhur me deklarata se PDK po mundohet ta bind Nismën që të largohet nga koalicioni aktual, ajo tha se këto nuk janë të vërteta.

“Këto deklarata kanë tentuar që ta destabilizojnë koalicionin, mirëpo kanë pasë efekt të kundërt dhe vetëm e kanë forcuar edhe më shumë”, tha Osmani. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...