Osmani: Deri më sot, kemi instaluar matësit e energjisë dhe alokatorët në mbi 16 mijë njësi banimi

PUBLIKUAR

Kryeshefi i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka thënë se kanë instaluar matësit e energjisë dhe alokaorët në mbi 16 mjë njësi banimi.

Osmani, theksoi se me instalimin e valvulave termostatike, termokokave dhe alokatorëve në radiatorë, këto familje nga sezoni i ardhshëm do të faturohen me mënyrën e re të kalkulimit, përmes së cilës ato do të mund të paguajnë aq sa kanë shpenzuar.

“Deri më sot, kemi instaluar matësit e energjisë dhe alokatorët në mbi 16000 njësi banimi. Me instalimin e valvulave termostatike, termokokave dhe alokatorëve në radiatorë, këto familje nga sezoni i ardhshëm do të faturohen me mënyrën e re të kalkulimit, përmes së cilës ato do të mund të paguajnë aq sa kanë shpenzuar”, shkroi Osmani.

“Duke kontrolluar shpenzimet, kursehet energjia, krijohet një ambient i rehatshëm i jetesës dhe rrjedhimisht ruhet ambienti. Aktualisht po bëjmë testimin e sistemit, i cili po jep rezultate të jashtëzakonshme në funksion të kursimit të energjisë!  Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...