Osmani dekreton buxhetin për vitin 2022

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar sot Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet ne dekretin e presidentes Osmani.

Miratimi i buxhetit në lexim të dytë kaloi në Kuvendin e Kosovës më 17 dhjetor, me 65 vota pro.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...