OSBE s’ka marrë kërkesë për zgjedhje të Serbisë (Video)

PUBLIKUAR

OSBE nuk ka pranuar kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë. Por, disa nga partitë serbe në Kosovë, kanë filluar përgatitjet për fushatën parazgjedhore.

Sipas OSBE në Kosovë, ky mision është i gatshëm që në çdo mënyrë të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare që i shpall Serbia.

“Ne disa herë kemi thënë se jemi të gatshëm, që, nëse na dërgohet ftesa dhe në përputhje me modalitetet, të ndihmojmë në çdo pikëpamje”, thonë në OSBE.

Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq konsideron se nuk ka pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Kostiq thekson se këto zgjedhje vetëm sa do të konfirmonin legjitimitetin e pushtetit të tashëm dhe do të përforconin vazhdimin dialogut Beograd– Prishtinë. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...