OSBE-ja: ‘Kosova pjesë e Serbisë’, gabim teknik

PUBLIKUAR

Misioni i OSBE-së e konsideron Kosovën ende si pjesë të Serbisë. Kështu së paku figuron në një dokument që e mban logon e kësaj organizate për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilin e ka siguruar dje gazeta “Zëri”.

Në këtë dokument ky mision Kosovës po ashtu i referohet si “Kosova dhe Metohia” dhe gjithashtu është përdorur edhe gjuhë raciste ndaj komunitetit rom si “Cigan Mahalla”.

 

Megjithatë, në një përgjigje zyrtare për gazetën “Zëri” zyrtarë nga misioni i OSBE-së kanë thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik.

“Bëhet fjalë për një gabim teknik. Dokumenti i cili është dërguar nga zyra jonë në shtyp nuk e ka pasur këtë përmbajtje. Nuk e dimë saktësisht si ka ndodhur kjo. Marrëveshja me palët, siç e dini, është arritur shumë pak kohë para 2 prillit dhe meqë ka pasur shumë persona të përfshirë, dikush pa qëllim e ka marrë dokumentin e paredaktuar”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e OSBE-së.Image

Përndryshe, sipas këtij misioni, ky nuk është dokument zyrtar i OSBE-së, por, siç thonë ata, poster informativ/ fletushkë që udhëzon njerëzit drejt pikës së grumbullimit të votave. “Misioni i OSBE-së nuk e përdor emërtimin ‘Kosovë dhe Metohi’ asnjëherë. Kjo lehtë mund të dëshmohet në faqen tonë të internetit ose në publikimet tona. Siç e thamë më lart, ky është gabim teknik dhe i shprehim keqardhjen tonë kujto që mund të jetë prekur nga kjo përmbajtje”, përfundon përgjigjja e OSBE-së…

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...