OSBE: Institucionet e pavarura sigurojnë qeverisje të mirë

PUBLIKUAR

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur sot një konferencë me temën: “Përforcimi i performancë së institucioneve të pavarura”, në të cilën u tha se funksionimi i institucioneve të pavarura ndihmon në qeverisjen e mirë.

Ambasadori i OSBE-së ,Jan Braathu, tha ky mision evropian që nga viti 1999 ka ndihmuar në përforcimin e institucioneve në kuptimin e buxhetimit, lloigaridhënies dhe në fund mbikëqyrjes parlamentare.Braathu tha se sot në këtë konferencë do të diskutohet rreth tri institucioneve të cilat janë kyçe në të gjitha shtetet evropiane si Agjencia Antikorrupsion,  Avokati i Populli dhe zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Në këtë konferecnë ka folur edhe kryetari i  Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sipas të cilit institucionet shtetërore janë në funksion të publikut, e në asnjë mënyrë instrumente të interesave grupore.

“Për një kohë të gjatë Kosova kritikohet për politizimi e institucioneve të pavarura. Fenomenet e tilla si nepotizmi dhe klientelizmi, të shfaqura në nivele të ndryshme, kanë dëmtuar reputacionin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Korrupsioni është ngushtësisht i lidhur me këto fenomene. Ato janë pengesa shumë serioze në konsolidimin e sistemit demokratik dhe ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, tha kryetari Veseli.

Ndërkohë, Vasilika Hysi, deputete në Kuvendin e Shqipërisë, tha se në Shqipëri  ligjet edhe gjatë draftimit të tyre diskutohen nga institucione të pavarura.

Ndërsa, Talat Xhaferi nga Kuvendi i Maqedonisë, e shpjegoi mënyrën e hartimit të dokumenteve shtetërore në vendin prej nga ai vjen si dhe funksionimin e këtyre institucioneve.

Konferenca e cila ka filluar sot do të mbahet edhe nesër(e martë).

SHIKO MË SHUMË

Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh

Një zjarr ka përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe me pisha në Prizren, ndërsa për...

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...