Oriola Marashi rikthen fotot atraktive në veshje ushtarake: Nëse unë do të isha ukrainase

PUBLIKUAR

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes me postime provokuese.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë sërish, teksa ripostoi imazhet e para disa javësh ku ajo shihet në veshje ushtrie dhe armë që kanë plumba me ngjyrë dhe përdorën për sportin Paintball.

“Kjo është një lodër, unë jam arma”, kishte shkruar modelja nga Shqipëria në mbishkrimin e fotove që publikoi në tetor të vitit të kaluar.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndërsa tani, ajo postoi të njëjtat imazhe në InstaStory, sipër të cilave ka shkruar: “Nëse unë do të isha ukrainase”.

Foto: Oriola Marashi/InstaStory

Postimin e saj, Oriola e lidhi postimin me zhvillimet e fundit në Ukrainë, shtet i cili prej disa ditësh që po përballet me situatë lufte me Rusinë.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndryshe, modelja e njohur po vazhdon angazhimet e saj profesionale jashtë Shqipërisë, si imazh i markave të njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...