Organizatat joqeveritare, Qeverisë dhe Sindikatave: Gjeni gjuhën e përbashkët

PUBLIKUAR

Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, që përbëhet nga pesë organizata joqeveritare, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit mes Qeverisë dhe Sindikatave.

Në këtë reagim, ky koalicion shpreh shqetësimin lidhur me pezullimin e dialogut në mes të Qeverisë së Republikës dhe Organizatave Sindikale.

Ndër të tjerash, ky koalicion, kërkon nga partnerët social “të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar bazuar në legjislacionin vendor dhe kërkesat e palëve më qëllim të ndërprerjes dhe evitimit të grevave nga të cilat pësojnë qytetarët e Kosovës, me mungesë të ofrimit të shërbimeve”.

Rruga që duhet të ndjeket nga të dy palët, sipas koalicioni, është dialogu social.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet me urgjencë të përshpejtojë procedurat për aprovimin e projektligjit për pagat e sektorit publik dhe të njëjtin t’a dërgoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim, si dhe të realizojë obligimet e saj për ekzekutimin e pagave të plota për muajin gusht, ndërsa Organizatat Sindikale, t’i ndërpresin grevat dhe t’i hapet rrugë dialogut me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Palët duhet të intensifikojnë dialogun në mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për trajtimin dhe realizimin e kërkesave të punëmarrësve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që sot në pothuajse të gjitha shkollat nuk ka filluar mësimi për shkak të grevës së BSPK-së, ku hyn edhe SBASHK-u.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...