Orët vendimtare për Mbappen

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe do ta zyrtarizojë shumë shpejt të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez në fakt në orët në vazhdim mund të njoftojë për hapin e radhës në karrierë.

Lojtari i Paris Saint-Germainit është rikthyer nga Katari për ta bërë takimin e fundit me familjen e tij dhe me krejt ekipin francez.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Real Madridi është duke pritur për hapat finalë, më shumë se i bindur se lojtari do të bëhet i tij.

Nga ana tjetër, duket se edhe drejtuesit e PSG-së janë dorëzuar përpara dëshirës së lojtarit për t’u larguar dhe për ta realizuar ëndrrën.

Parisienët nga ana e tyre nuk e kanë bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për këtë punë.

Mbappe muajin tjetër do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i përfundojë kontrata në “Parkun e Princave”.

Përkundër ofertës marramendëse nga PSG-ja, kampioni i botës me Francën është i vendosur për ta nisur një eksperiencë të re.

Sipas të gjitha gjasave, atë do ta shohim duke luajtur në “Santiago Bernabeu” nga sezoni i ardhshëm.

Ai e ka gati kontratën në Madrid tash e sa muaj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...