KEDS ka njoftuar për orarin e reduktimeve të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme.
Më 30.08.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të ketë ndërprerje totale prej orës 06:00 deri në orën 07:00 dhe prej orës 16:00 deri në orën 16:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lipjani -qyteti dhe fshatrat, Shtimja qyteti dhe fshatrat, Magurja, Parku i Biznesit Drenas.
Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT-i, montimi i transformatorit.


