Ora e parë e vitit të ri shkollor, i kushtohet Shën Terezës

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë , ora e parë e mësimit ti kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë !

“Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror ë e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij Papa Franqeskut!

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë.

MASHT, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar që të ofroi mundësi dhe kushte të mira për një arsim cilësorë dhe uron që të gjithë përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin suksesshëm të misionit të përhershëm për ngritjen e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...