Opozitarizëm mes partnerëve të koalicionit (Video)

PUBLIKUAR

Partnerët qeverisës nuk janë treguar të koordinuar në veprime pas shkuarjes së ish kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi në Presidencë.

Në mungesë edhe të ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili së voni pati vizitë zyrtare në Gjermani,dy partitë e mëdha në qeverisje PDK e LDK kanë shpërfaqur tendenca të këmbëngulësisë në qëndrime të kundërta.

Kjo më së miri u argumentua në seancën e fundit të Kuvendit kur edhe dështoi propozimi i Qeverisë për të emëruar anëtarët në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Vet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pranon se partnerët e koalicionit duhet të jenë më të kujdesshëm pasi janë koalicion i madh dhe duhet të jenë të koordinuar në veprime.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...